Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon të marrë...

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi,...

“Mos bëj si kalama”, përplasje te komisioni i “Territoriales”,...

Të pathënat e viteve të para të martesës së...

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër,...

Një ish-zyrtar i CIA akuzohet për vjedhjen e shufrave...

Veliaj sërish në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës...

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, ja me...

“Thesari i drogës” së Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro...

Autoritetet e Kosovës marrin nën kontroll infrastrukturën hekurudhore në...

Autoritetet e Kosovës marrin nën kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

28 Maj 11:55

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe në Leposaviq, komuna të banuara me shumicë serbe në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Policia ka ofruar asistencë gjatë marrjes së objekteve të stacioneve hekurudhore, ku janë hequr tabelat “Hekurudhat e Serbisë”, dhe janë vendosur të reja me mbishkrimin “Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës”, së bashku me flamurin e Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha gazetarëve se ligjet duhet të zbatohen në të gjithë territorin e Kosovës dhe se “Hekurudhat e Serbisë” janë një nga institucionet e fundit “paralele dhe ilegale” që kanë funksionuar.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, deklaroi se “nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore” në veriun e Kosovës.

Ai tha se infrastruktura hekurudhore në veri deri më tani ka qenë “e uzurpuar nga strukturat ilegale paralele serbe”.

Basha deklaroi, gjithashtu, se hekurudha në veri është një pjesë strategjike e Korridorit X, i cili lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.

“Ky veprim lehtëson përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore të Kosovës”, tha ai.

Kosova gjatë dy viteve të fundit ka mbyllur pothuajse të gjitha institucionet e Serbisë, që pas luftës kanë funksionuar në zonat me shumicë serbe. Ndërsa autoritetet kosovare thonë se po vendosin rend dhe ligj, pjesëtarët e komunitetit serb këto veprime i shohin si “diskriminim” ose formë “represioni”.

Edhe bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet kosovare, duke theksuar se komuniteteve joshumicë fillimisht duhet t’u sigurohen shërbimet që i kanë marrë përmes sistemit serb.

Ministri Sveçla deklaroi se Kosova nuk do të tolerojë funksionimin e institucioneve serbe dhe se të gjitha do të mbyllen.

“Kjo [hekurudha] është pjesë e rrjetit tonë dhe, siç e ka theksuar ministri i Infrastrukturës, do të jetë pjesë e projekteve për rindërtimin e rrjetit hekurudhor”, tha ai.

Serbia refuzon t’i mbyllë institucionet e saj në Kosovë, por shumicën prej tyre i ka zhvendosur në qytetet e saj kufitare.

Po ashtu, Kosova ngulmon në integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në zonat ku jeton komuniteti serb funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, gjë që po has në kundërshtimin e popullatës lokale, përfaqësuesve politikë dhe shoqërisë civile.

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se çështja e integrimit të këtyre dy sektorëve duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./rel

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
kosove Veri

Nga e njëjta kategori

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon të marrë një rol më aktiv për fatin e luftës në Ukrainë

më shumë...

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria do mbështesë Ukrainën

më shumë...

Vendosja në funksion të semaforëve në Vlorë, Rrugorja nis monitorimet me dron!

më shumë...

“Mos bëj si kalama”, përplasje te komisioni i “Territoriales”, Mazniku i merr mikrofonin, Boçi braktis sallën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:06

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon...

2:05

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj...

1:42

Vendosja në funksion të semaforëve në Vlorë,...

1:31

“Mos bëj si kalama”, përplasje te komisioni...

1:28

Të pathënat e viteve të para të...

1:10

Sulm me thikë në një stacion treni...

1:04

Një ish-zyrtar i CIA akuzohet për vjedhjen...

Igli Kamberi
12:42

Operacioni i përbashkët SPAK-Bari, dalin para GJKKO-së...

12:27

Fluks vizitorësh në juglindje, turistët e juaj...

12:24

Gjobitet kompania e kromit në Elbasan, IKMT...

12:20

Veliaj sërish në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku...

12:17

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës,...

FOTO ILUSTRUESE
12:11

Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’,...

12:08

“Thesari i drogës” së Denaros, sekuestrohen 200...

12:00

“Zgjatet misioni ushtarak i trupave shqiptare në...

11:55

Autoritetet e Kosovës marrin nën kontroll infrastrukturën...

11:53

“Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt...

11:46

Tragjedi në Ulqin, 36-vjeçarja nga Lezha vritet...

11:13

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen...

10:47

DETAJET/ “Lekët ose do të vras”, 34-...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Tragjedi në Ulqin, 36-vjeçarja nga Lezha vritet nga bashkësh...
  • Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.