Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e...

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan...

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

28 Maj 11:13

Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore.

Shqipëria është renditur ekosistemi i 4-ët më në rritje i startup-eve në Evropë në Raportin Global të Ekosistemit të Startup-eve 2026, sipas një raporti të publikuar nga StartupBlink, harta më gjithëpërfshirëse globale e ekosistemeve të startup-eve.

Vendi ynë u ngjit tetë vende në renditjen globale, për tu renditur në vendin e75 në botë, kërcimi më i madh i barabartë mes vendeve evropiane dhe i 3-ti më i madhi në mbarë botën. Shqipëria rikthehet kështu në top 80-shen botërore me +71.1% rritje vjetore të ekosistemit, rritja e 4-ët më e lartë në kontinent.

Ky rezultat, pozicionon Shqipërinë mes vendeve me dinamikën më të fortë inovative në Evropë dhe konfirmon ndikimin e reformave të fundit në sektorin e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Vetë ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit DelinaIbrahimaj lidhur me këtë raport shprehet se: Sot Shqipëria është një histori e ndryshme nga ajo që ishte një vit më parë. Renditja e 4-ët më në rritje në Evropë është konfirmim ndërkombëtar se strategjia jonë po funksionon: investim publik, reforma të thella, dhe besim te sipërmarrësit tanë. Ekosistemi shqiptar i inovacionit dhe startup-eve po shndërrohet në një motor real të ekonomisë. Po ndërtojmë një Shqipëri ku talentit i ofrohet mundësia, kapitali vjen, dhe inovacioni akseleron rritjen ekonomike.

Ky përmirësim, vjen pas marrjes së një sërë masave gjatë 2 viteve të fundit si themelimi i Agjencisë StartupAlbania si dhe konsolidimi i portofolit te inovacionit nën ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Cikli i fundit  i skemës së granteve të agjencisë në vitin 2026 tërhoqi plot 1,179 aplikantëstartup-e dhe 40 nga institucionet mbështetëse të inovacionit me pjesëmarrje rekord prej 40.6% sipërmarrje të udhëhequra nga gra dhe vajza.

Raporti vëren gjithashtu se renditja e Shqipërisë në Indeksin e Mjedisit të Biznesit për Inovatorët (60 nga 125 vende) tregon kushte themelore biznesi më të forta sesa rezultatet aktuale të ekosistemit duke sinjalizuar potencial të mëtejshëm rritjeje në vitet e ardhshme.

Tirana mbetet i vetmi qytet shqiptar i renditur në raport. Zhvillimi i qendrave startup përtej kryeqytetit është identifikuar si prioriteti strukturor kryesor për fazën e ardhshme. Ndërkohë, vetë Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit 1,000 qytete dhe 125 vende sipas forcës së ekosistemit, duke përdorur tregues të sasisë, cilësisë dhe mjedisit të biznesit.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Delina Ibrahimaj startup

Nga e njëjta kategori

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët e vegjël dhe të moshuarit

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

më shumë...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë: I hap rrugë përzgjedhjes së drejtuesve të rinj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

2:17

57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të...

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm...
  • “Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.