Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori po zbatohet vetëm për fermerët e regjistruar me NIPT, ndërsa ata pa status formal nuk mund të përfitojnë subvencione. Këtë e bëri të ditur Arian Jaupllari,zv.ministër i bujqësisë, i cili sqaroi kushtet dhe mënyrën e aplikimit përmes platformës e-Albania.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të televizionit kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Jaupllari tha sse çdo fermer mund të aplikojë online, ndërsa Drejtoritë Rajonale dhe agropikat ofrojnë asistencë në çdo hap.
Jaupllari sqaroi edhe procedurat për blegtorët, duke nënvizuar se numri i krerëve duhet të përputhet me sistemin RUDA.
Sa i përket fondeve, skema e re kap vlerën e 5.2 miliardë lekëve (rreth 55 milionë euro). Sipas Jaupllarit, prioritet mbetet blegtoria, ndërsa fermerët e rinj përfitojnë nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra. Për ndërtimin e stanëve në zona malore, rimbursimi arrin deri në 70% të vlerës, ose rreth 30 milionë lekë, ndërsa për makineri dhe mjete bujqësore mbështetja varion nga 1 deri në 10 milionë lekë me faturë tatimore.
INTERVISTA E PLOTË:
A përfitojnë vetëm fermerët e regjistruar me NIPT apo edhe ata që nuk e kanë?
Arian Jaupllari: Vetëm fermerët që kanë NIPT përfitojnë nga kjo skema, jo të tjerët. Tashmë janë mbi 115,000 fermerë me NIPT. Vitin e kaluar patëm rreth 70,000 aplikime dhe rreth 60,000 përfitues. Kjo skemë kombëtare është e re në qasje, e përshtatur me kriteret e Bashkimit Europian për masën e përfitimit për hektar dhe kushtëzimet
Nëse një fermer bën një gabim në aplikimin në e-Albania, a mund ta korrigjojë?
Arian Jaupllari: Aplikimi bëhet online, por Drejtoritë Rajonale dhe agropikat janë në dispozicion për të ofruar shërbim dhe udhëzime në çdo moment. Nëse mesazhi thotë se aplikimi u krye me sukses, fermeri është i regjistruar, por suksesi varet nga dokumentacioni i hedhur.
Si bëhet verifikimi i krerëve për blegtorët?
Arian Jaupllari: Fermerët duhet të rakordojnë numrin e krerëve me sistemin RUDA përpara se të aplikojnë. Nëse ka mospërputhje, duhet të drejtohen te veterineri i zonës, Ata nuk duhet të deklarojnë atë që nuk është në sistem.
Fondi total është 5.2 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro). A mund të na jepni një shembull, sa është mesatarja e fondeve që përfiton një përson që merret me bujqësi dhe një blegtorë me një kapacitet mesatar?
Arian Jaupllari: Prioriteti është blegtoria. Ka masa të shtuara për fermerët e rinj (1 deri në 10 milionë lekë të vjetra). Për stanet në male, rimbursohet deri në 70% të vlerës (ose 30 milionë lekë) për ndërtimin me të gjitha kushtet. Mbështetje për makineri e mjete bujqësore nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra me faturë tatimore.
/vizionplus.tv





