Një punëtor 46-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.
Sipas mediave greke, viktima, baba i dy fëmijëve, ndodhej brenda një gërmimi kur masive dheu u shembën dhe e zunë poshtë.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ambulanca e EKAB, ndërsa u kryen përpjekje për reanimim me CPR, por 46-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Për ngjarjen është arrestuar përgjegjësi i kantierit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit fatal.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe një delegacion i Qendra e Punëtorëve të Janinës, e cila kërkoi hetim të plotë të shkaqeve dhe vendosjen e përgjegjësive për aksidentin në punë.
/vizionplus.tv





