Mbrëmja e pesëmbëdhjetë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma VIP 3”, solli në ekranin e Vizion Plus një tjetër natë plot emocione, përballje, tensione dhe plot surpriza.
Pas një televotimi të hapur që prej spektaklit të së hënës, publiku vendosi fillimisht të shpëtonte Sarën, ndërsa më pas edhe Blerinën. Në fund të garës mbetën Henri dhe Vanesa, ku rezultoi se këngëtarja ishte fermerja më pak e votuar nga publiku, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e saj në këtë pikë të lojës.
Në qendër të vëmendjes ishte finalja e madhe dhe çmimi i shumëpërfolur i këtij edicioni. Në finale do të shkojnë vetëm pesë fermerë, ndërsa gara për çmimin e madh është bërë edhe më e fortë pas uljes së vlerës së tij nga 200 mijë euro në 139 mijë euro. Por surpriza nuk mbaroi me kaq, pasi Agai vendosi që edhe finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili.
Një tjetër moment që ndezi menjëherë garën ishte sfida e “arit të finales”. Në ambientet e fermës janë fshehur tetë shufra ari, secila me vlerë prej 5 mijë eurosh. Fermerët do të duhet të gjejnë vendndodhjen e tyre, në një sfidë që do të tregojë se kush ka më shumë ambicie për finalen dhe kush është gati të luftojë deri në fund për çmimin e madh.
Hyrja e Kostanës dhe Zhakut ka trazuar ujrat gjatë këtyre ditëve. Vajzat janë bërë pjesë e konflikteve dhe debateve jo vetëm gjatë ditëve të qëndrimit të tyre, por edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Gjithashtu, pas shkeljes së rregullave të fermës, Zhaku dhe Kostana u përballën me një ndëshkim të fortë nga Agai. Dy fermeret u dënuan të qëndrojnë të izoluara në zonën e fakirit deri të hënën, një vendim që solli reagime të shumta mes banorëve.
Në vijim të spektaklit u zbulua edhe një tjetër avantazh i rëndësishëm. Zhaku dhe Kostana rezultuan dy fermeret më të votuara nga pjesa tjetër, pa e ditur se kjo do t’u siguronte imunitet për javën në vazhdim. Ndërsa pjesa tjetër e fermerëve shkojnë automatikisht në televotim, përvç Indrit që është në rolin e kryefermerit. Publiku do duhet të shpëtojë më të preferuarin, ndëra pjesa tjetër do të shkojnë në sfidë.
Në fund të mbrëmjes, Ferma VIP 3 solli edhe dy hyrje të reja Klevisa Gega dhe Sorgini iu bashkuan fermës, në një moment ku aleancat, strategjitë dhe tensionet janë më të forta se kurrë.
Me zhvillime që sa vijnë e bëhen më të tensionuara, “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë temë e nxehtë diskutimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Të gjitha dinamikat e fundit mund t’i ndiqni live, në platformën Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në Vizion Plus.





