E martë, 27 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, AMP arreston shefin e komisariatit dhe disa efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar disa efektivë të policisë së komisariatit Sarandë.

Efektivët e policisë akuzohen për shpërdorim detyre. Burimet bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shefi i komisariatit Gëzim Bashllari, oficeri i komisariatit dhe specialisti i zonës.

Reklamë

Aksioni i AMP ka ardhur pasi janë evidentuar disa ndërtime pa leje të kryera gjatë kohëve të fundit jo vetëm në Sarandë, por edhe në zonën e Ksamilit, apo zona të tjera bregdetare.

Ndërkohë pritet të ketë arrestime të tjera pas përfundimit të hetimeve. Nuk dihet ende sa objekte janë zbuluar nga hetimet të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, AMP dhe institucionet e tjera vijojnë hetimet për zbulimin e të gjithë zinxhirit të përfshirë në këtë aktivitet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë