E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme të shumta materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Vloçisht, bashkia Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit te banesat pranë.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

   

Reklamë

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem në instalimet elektrike të amortizuara, çka ka sjellë krijimin e shkëndijës dhe përhapjen e flakëve.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë