Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist nga Irani, Afganistani dhe veteranët rusë

15 Maj 21:40

Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë.

Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh. Ky vlerësim i bën jehonë një vlerësimi të EUROPOL-it agjencisë për zbatimin e ligjit të bllokut evropian që në mars e përshkroi kërcënimin nga terrorizmi si “akut”.

Dokumenti prej 23-faqesh  që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën aktuale në Iran.

Pavarësisht kësaj, vlerësimi prapë se prapë paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në shtete “me popullsi të madhe apo të konsiderueshme hebraike dhe komunitete myslimane”.

Në Afganistan, ky vlerësim, që ka rrjedhur në media, paralajmëron se Shteti Islamik-Korasan, një degë rajonale e grupit ekstremist, është “një prej kërcënimeve kryesore të jashtme” ndaj kontinentit, duke shtuar se grupi “vazhdon të jetë aktiv, përfshirë përmes përhapjes së propagandës online, duke shënjestruar veçmas të rinjtë”.

Në Evropë këtë vit ka pasur disa sulme të konfirmuara terroriste, por së voni dy burra hebrenj u therën me thikë në Londër, në atë që policia britanike e përshkroi si incident terrorist. Përgjegjësinë për atë sulm e mori Harakat Ashab Al-Yamin Al-Islamia, një grup islamist proiranian, që dyshohet se ka lidhje me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Dokumenti i BE-së përshkruan se si natyra e kërcënimeve ka evoluar: “rrjetet e organizuara terroriste kanë humbur pjesën më të madhe të kapacitetit të tyre të mëparshëm operacional, por potenciali që individë të veçantë të kryejnë dhunë të frymëzuar nga ekstremizmi vazhdon të ekzistojë”.

Ashtu si në sulmin e fundit në Londër, vlerësimi thekson se sulmet dhe komplotet e islamistëve “kryesisht përfshijnë mjete lehtësisht të qasshme dhe jo të sofistikuara, në veçanti armë me teh dhe mjete të forta goditëse, armë zjarri ose mjete të improvizuara shpërthyese dhe automjete, që kanë mënyra të thjeshta operimi”.

Një prirje e re alarmuese që theksohet është rekrutimi i të miturve – madje edhe të moshës 12-vjeçare –veçanërisht në platforma online si Telegram dhe TikTok. Si përgjigje, një nga rekomandimet politike është që BE-ja t’u kërkojë këtyre platformave të ngadalësojnë të ashtuquajturin “amplifikim algoritmik”, gjë që do ta bënte shumë më të vështirë për të miturit të zbulojnë dhe të përfshihen me përmbajtje ekstremiste në internet.

Në vlerësimin për kërcënimet theksohet se “ndikimi i luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në kërcënimin terrorist si në Evropë ashtu edhe globalisht deri më tani ka qenë i kufizuar”. Megjithatë, dokumenti paralajmëron se rrjedha e armëve të vogla dhe eksplozivëve që vijnë nga zona e luftës “do të ketë pasoja në terma afatmesëm dhe afatgjatë”.

Brukseli po ashtu është i shqetësuar për mundësinë që ish-luftëtarë rusë të hyjnë në bllok dhe të përfshihen në aktivitete kriminale ose akte të tjera dhune. Rusia ka rekrutuar rreth 180.000 të burgosur për të luftuar në Ukrainë. Një propozim për vendosjen e një ndalimi hyrjeje në zonën Shengen për këta ish-ushtarë pritet të prezantohet në qershor. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Raporti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

më shumë...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.