Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze...

Donald Trump nxit polemika, publikon hartën që tregon Venezuelën...

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika shqiptare mes...

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR nuk miratohet...

250 milionë euro kredi për biznesin, Rama: Mbështesim ndërmarrjet...

Donald Trump viziton Kinën, në fokus të samitit do...

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë makinës”, dëshmitar...

Qeveria kompeson transportin publik, Karakaçi: 50 lekë për litër...

Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti...

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara...

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë makinës”, dëshmitar i atentatit ndaj Kujtim Metës, Kajdo: Thërriste “Ndihmë”, e çuam në spital bashkë me vëllanë

13 Maj 13:40

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar procesi ndaj Artan Tafanit, ku në seancën e sotme është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari okular lidhur me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur më 20 prill 2022 në Lushnjë.

Dëshmitari Juxhin Kajdo ka deklaruar se në momentin e atentatit ndodhej në një lokal së bashku me vëllain e tij. Sipas dëshmisë, ai është fshehur poshtë një makine gjatë të shtënave, ndërsa më pas ka dëgjuar thirrje për ndihmë.

Ai ka treguar se e njeh Metën si banor të lagjes “18 Nëntori” në Lushnjë dhe se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së stacionit të trenit, në një lokal ku frekuentuesit ishin kryesisht taksistë dhe punëtorë të zonës. Sipas tij, Meta është ulur në një tavolinë jo shumë larg tyre dhe pak minuta më pas ka ndodhur sulmi.

Për atentatin, autorësinë e ka marrë Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili sipas dëshmisë së tij ka deklaruar se urdhrin e ka marrë nga Laert Haxhiu.

Dëshmia e Juxhin Kajdo

Kujtim Metën e njoh, është komshi, banor i lagjes “18 Nëntori” në Lushnje.

Atë ditë që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit isha në një lokal me vëllain. U fsheha poshtë makinës, ndërsa vëllai iku me vrap dhe u fsheh pas makinës. Më pas dëgjuam: ‘Ndihmë, ndihmë’.

Ka ndodhur para 2-3 vitesh, vitin fiks nuk e mbaj mend. Lokali ndodhej te stacioni i trenit në Lushnje. Pija kafen e mëngjesit aty dhe edhe pasdite. Kur ndodhi ngjarja ishte pasdite.

Lokali ndodhet te rrethrrotullimi, trotuari është rreth 3 metra e gjysmë dhe më pas ndodhet lokali. Shtator ose tetor sikur ka qenë. Kemi qenë ulur brenda. Nuk njoha askënd, pashë dikë me maskë dhe syze.

Në lokal ishin traktoristët, taksixhinjtë, pronari i lokalit, ndërsa të tjerët ishin ulur jashtë.

Ne ishim aty përpara dhe pas 10-15 minutash erdhi Kujtimi.

U ul vetëm, rreth dy tavolina më larg, afërsisht 2 metra e gjysmë larg nesh.

Unë kam qenë ulur në anën e djathtë të derës, ndërsa Kujtimin e kisha përballë. I thamë thjesht: ‘Ç’kemi’. U përshëndetëm.

E përjetuam shumë keq. Vëllai ka pasur trauma pas ngjarjes.

Pasi dëgjuam ‘Ndihmë’, e morëm bashkë me vëllain dhe pronarin e lokalit dhe e dërguam në spital.

Dorian Shurdhin e njoh, është banor i lagjes. Nuk jeton më. Artan Tafanin nuk e njoh.”

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
artan tafani kujtim meta

Nga e njëjta kategori

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rritet nafta e benzina

më shumë...

Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

më shumë...

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika shqiptare mes mitit dhe artit bashkëkohor

më shumë...

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR nuk miratohet nga vendet anëtare për shkak të çështjes Balluku

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:58

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja,...

3:41

Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e...

3:05

Donald Trump nxit polemika, publikon hartën që...

2:47

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika...

2:36

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR...

2:26

Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar...

2:17

250 milionë euro kredi për biznesin, Rama:...

2:11

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

2:05

Dorëzohen listat e kandidatëve, Vetëvendosje i “beson”...

2:02

Donald Trump viziton Kinën, në fokus të...

1:40

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë...

1:33

Qeveria kompeson transportin publik, Karakaçi: 50 lekë...

12:29

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares,...

12:19

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në...

12:06

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri?...

12:04

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i...

11:53

Rruga që kushton 200 milionë euro për...

11:40

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet...

11:20

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

10:44

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset...

Më të klikuarat

  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.