Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti...

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara...

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për...

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet...

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për...

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën...

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për të mbështetur sipërmarrjet, ekonomia e shëndetshme

13 Maj 10:33

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend.

Rama u shpreh se gjatë takimeve me sipërmarrës të ndryshëm ka parë histori suksesi të ndërtuara mbi eksperiencën e shqiptarëve të kthyer nga emigracioni, shpirtin inovativ dhe dëshirën për të krijuar diçka me vlerë për komunitetin dhe familjet e tyre.

Sipas tij, sfida kryesore që është evidentuar në shumicën e bisedave me sipërmarrësit ka qenë mungesa e financimit.

Kryeministri tha se nisma fillimisht nisi si një projekt i dedikuar për bujqësinë, por më pas u zgjerua dhe u kthye në një program të gjerë mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Rama: Kam parë një sërë ndërmarrjesh të vogla, të cilat bazuar në eksperiencën e shqiptarëve dhe shqiptareve të kthyer nga emigracioni, bazuar në shpirtin inovativ, bazuar në vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitet dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth kanë qenë eksperienca të jashtëzakonshme, prekëse dhe eksperienca që më kanë treguar se me një mbështetje financiare ato ndërmarrje mund të rriten. Nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe eksperienca e atyre që kanë punuar këtu dhe sot janë gati të hedhin një hap tjetër. Në fund të çdo bisede problemi ka qenë financimi. Kështu ka lindur edhe ky projekt i cili fillimisht ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorrëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program shumë serioz mbështetjete të qeverisë shqiptare për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Brenda një kohe shumë të shkurtër do të futet në zbatim një program që j’u hap një derë për të dyfishuar sipërmarrjen tuaj.

Kryeministri deklaroi se ekonomia shqiptare po shfaq shenja të forta rritjeje dhe stabiliteti, duke theksuar se volumi i kredisë në vend është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit. Gjatë prezantimit të Programit Kombëtar të Financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, Rama u shpreh se rritja e kreditimit dhe ulja e kredive të këqija në nivele minimale janë tregues të qartë të një ekonomie të shëndetshme dhe të potencialit për zgjerim të mëtejshëm të biznesit.

Rama: Pesë vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro. Sot, pas 5 vjetësh kredia është 10 mld euro. Jemi në një dyfishim të kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë. Kjo tregon se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të madh rritjeje të mëtejshme. Kreditë e këqija kanë rënë në nivele të papërfillshme. Një dekadë më parë ishin thuajse 25%. Vetëm në dy vitet e fundit kredia e re ka prekur pothuajse tavanin e 5 mld. Është një arsye më shumë për të hedhur një hap kurajoz falë bashkëpunimit dhe falë disponimit total të Bankës së Shqipërisë për ta mbështetur rritjen ekonomike përmes rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama

Nga e njëjta kategori

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikolla Nunka përfundon në spital, shfaqi probleme me zemrën

më shumë...

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në Durrës sjell fotografi të rralla nga akademiku zvicerian

më shumë...

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri? Mjekia këshillon prindërit: Si të kuptoni nëse fëmijët tuaj konsumojnë lëndë narkotike

më shumë...

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i dobët për shkak të kushteve atmosferike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:29

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares,...

12:19

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në...

12:06

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri?...

12:04

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i...

11:53

Rruga që kushton 200 milionë euro për...

11:40

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet...

11:20

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

10:44

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset...

10:40

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës...

10:33

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i...

10:17

Adoleshenti në Durrës përplas 28-vjeçarin me motor,...

10:07

E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti...

10:04

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës,...

9:57

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori...

9:30

Tre katet e fundit të ndërtuara pa...

9:28

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja...

8:39

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:27

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë...

8:12

“Shmang xhelozinë”, parashikimi i yjeve për secilën...

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

Më të klikuarat

  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.