Koloneli Hajro Limaj i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka bërë akuza për emërime dhe lidhje që sipas tij ngrejnë pikëpyetje mbi institucionet dhe politikën.
Limaj përmendi gjithashtu raste konkrete, duke nënvizuar që këshilltari i Ambasadës shqiptare në Gjermani është rus.
“Shkarkohet kryetari i shërbimit informativ rumun për shkelje sekrete, dhe Edi Rama çfarë pune ka që e merr nga Rumania dhe e bën këshilltar të jashtëm dhe plas sherri në Kuvend. Herën e gjatë që vjen në Shqipëri ai, sa zbret në Bukuresht, hekurat. Vemi tek McGonnial, çfarë kishte kjo lidhje kaq e madhe… Këshilltari i ambasadës sonë në Gjermani, rus. Shpërtheu nga Gjermania. E emëron ministër të jashtëm. Asnjë lloj personeli, që nga pastruesja”, tha Limaj.
/vizionplus.tv





