Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk...

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit, SHBA...

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash,...

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u shqyrtua nga...

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset e vogla...

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës...

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700%...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen...

Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares para grupit hetimor: Kur unë hoqa pizhamet, ai u afrua, më puthi

12 Maj 15:27

E reja nga Korça, e cila denoncoi mjekun e spitalit rajonal Nikolla Nunka ka treguar momentet kur doktori e ka ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë. 21-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor dhe sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite mjekësore pas operacionit që i ishte kryer nga doktori. E reja ka treguar momentet që pretendon se kanë ndodhur në dhomën e mjekimit, ndërsa ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj.

“Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të doktorit. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: ‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, më pas më mori nga fytyra dhe më puthi”, ka dëshmuar ajo.

21-vjeçarja ka deklaruar më tej se doktori vazhdoi aplikimin e kremit për një infeksion vaginal, por sipas saj, lëvizjet dhe mënyra e ekzaminimit nuk ishin të përshtatshme për një procedurë mjekësore.

“Unë u shmanga kur më puthi dhe mbeta pa fjalë. Ai vazhdoi me kremin dhe më thoshte të rrija në atë pozicion. Lëvizjet e gishtave nuk ishin të duhura për një mjekim”, ka thënë ajo para hetuesve.

Pas vizitës, e reja është larguar drejt dhomës së saj, ndërsa mjeku i kishte kërkuar të paraqitej sërish për aplikimin e kremit dy herë në ditë.

Ndërkohë, ndaj mjekut Nikollaq Nunka është vendosur masa e arrestit dhe pezullimi nga detyra, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
21 vjecarja Deshmia l Nikolla Nunka ngacmim seksual

Nga e njëjta kategori

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk thërret asnjë nga ata që dështuan të kualifikojnë axurrët në Botëror

më shumë...

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit, SHBA nuk ka nxitim për marrëveshje

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u shqyrtua nga Këshilli

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:16

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i...

5:11

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

4:59

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:39

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe...

4:28

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u...

4:15

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

4:01

Të flesh në dysheme mund të reduktojë...

3:27

Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e...

3:06

Gjyqi për pronat/ Babai i Ervis Martinaj...

2:46

Lamallari pret Ministrin e Brendshëm të Italisë:...

2:36

E-Albania 3 ditë jashtë funksionit: Ndërprerja e...

2:24

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset...

2:00

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet...

1:44

Sfidat për sigurinë ushqimore, AKU kalon në...

1:32

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i...

1:28

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë...

1:04

Dita Botërore e Infermierëve, ministrja Sala: Asnjë...

1:02

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj,...

12:58

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.