Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5...

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët e Cristiano...

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma që do...

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët, mbyllet aeroporti!...

Rreth 3 milionë makina Tesla tërhiqen nga tregu në...

Sulm kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon se ka...

Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha...

“Ec, ec, ec”! E pazakontë, policet marrin një taksi...

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës, ish-Presidenti mungon në seancë

11 Maj 12:55

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrton kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë.

Seanca u zhvillua në mungesë të Metës, i cili ka dërguar një deklaratë ku shprehet se do të marrë pjesë në procesin në themel, ndërsa në sallë ishte i pranishëm avokati i tij.

Në seancë morën pjesë edhe Tedi Blushi, Flamur Noka dhe Bujar Leskaj.

Avokati i Metës, Cakrani, argumentoi se ish-presidenti ndodhet në paraburgim prej rreth 19 muajsh pa një vendim të formës së prerë, ndërsa çështja tashmë është në fazën e gjykimit në themel.

Sipas tij, masa “arrest në burg” duhet të aplikohet vetëm kur masat e tjera konsiderohen të pamjaftueshme dhe kufizimet duhet të jenë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Cakrani kërkoi zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të butë, duke përmendur edhe raste të tjera gjyqësore ku masa të ngjashme janë ndryshuar gjatë procesit.

Avokati Cakrani: Nga 21 tetori i 2024 e deri më sot, Meta, ish-president i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë rri në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Tashmë dosja ndodhet në fazën e gjykimit.

“Arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kufizimet nuk mund të tejkalojnë parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.  Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë.

GJKKO e justifikoi masën me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë.

Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë. Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka argumentuar më herët se masa e paraburgimit lidhet me rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimit te dëshmitarët. Mbrojtja e Metës ngriti gjithashtu pretendimin se kushtet për mbajtjen në paraburgim kanë ndryshuar dhe kërkoi që gjykata të rishikojë vendimin.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
burg Ilir Meta

Nga e njëjta kategori

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe dy djemtë e tij, arrestohet 34-vjeçari

më shumë...

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Të na rrojë sa malet

më shumë...

Kontrolle në burgune Fushë Krujës, gjenden sende të paligjshme

më shumë...

Gjendet e pajetë e moshaura në plazhin e Durrësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:20

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe...

12:03

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti...

11:51

Kontrolle në burgune Fushë Krujës, gjenden sende...

11:35

Gjendet e pajetë e moshaura në plazhin...

11:30

Detajet/ Ja ku e kishin siguruar 5...

11:23

Kishte mbjellë drogë dhe ruante parcelat me...

11:22

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin,...

11:11

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët...

11:09

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 33...

10:52

Bënë për spital 17-vjeçarin nga Qipro pasi...

10:46

Qëlloi me armë në drejtim të makinës...

10:41

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma...

10:39

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët,...

10:21

Rreth 3 milionë makina Tesla tërhiqen nga...

10:16

Ngjarja tragjike në Kosovë, kjo është 25-vjeçarja...

10:03

Sulm kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon...

9:43

Fruta me 3 ngjyra, trendi i ri...

9:42

Dita e dytë e takimit në Pogradec,...

9:30

Atentati në Dukagjin, babë e bir u...

9:01

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë/ 5...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.