Koreja e Veriut ka miratuar ndryshime në Kushtetutë, duke përfshirë një dispozitë që parashikon kundërpërgjigje automatike bërthamore në rast se lideri i vendit, Kim Jong Un, vritet ose neutralizohet.
Sipas mediave britanike, ndryshimi vjen në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë një seance të Asamblesë Supreme Popullore në Phenian. Sipas raportimeve, autoritetet e inteligjencës në Korenë e Jugut kanë informuar zyrtarët qeveritarë për këtë zhvillim.
Ndërkohë, Koreja e Veriut ka bërë edhe ndryshime të tjera në Kushtetutë, duke hequr referencat për ribashkimin me Korenë e Jugut dhe duke theksuar se dy vendet janë shtete të ndara.
Muajin e kaluar, Kim Jong Un deklaroi se do të forcojë më tej kapacitetet bërthamore të vendit, ndërsa e cilësoi Korenë e Jugut si “shtetin më armiqësor” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për “agresion dhe terrorizëm shtetëror”.




