Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një këmbësore rreth 70 vjeçe ka mbetur e plagosur pasi u godit nga një automjet tip furgon.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës së Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga mjeti që po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit.
Si pasojë e aksidentit, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 70-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv





