E premte, 16 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë Prefekturës

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një këmbësore rreth 70 vjeçe ka mbetur e plagosur pasi u godit nga një automjet tip furgon.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës së Korçës.

Reklamë

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga mjeti që po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit.

Si pasojë e aksidentit, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Reklamë

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 70-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë