Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e drogës mbështeten...

Akuzat e Marjana Koçekut për Bajrat, Hasani: Kushdo që...

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet...

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori...

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë...

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë,...

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët:...

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë...

Rama: Duam vend të tryezën e BE, na futni...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se ka lënë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa ti bën lek nga regjimi i Ramës

2 Maj 15:07

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur menjëherë akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi se nuk mund të pranohen kandidatë të lidhur me kryeministrin Edi Rama në garën për drejtimin e partisë.

Në reagimin e tij, Salianji përdor tone të ashpra, duke akuzuar Berishën për bashkëpunim me qeverinë dhe përfitime personale.

“Sali ‘kolltuku’, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës! Ty Sali të nxjerr Rama nga burgu se i duhesh, mua më fut në burg Rama se e mund, por për mjeranin e azilit të Ramës që je kthyer ti, unë që bëj burg ‘shitem’”, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ndër të tjera, Salianji akuzon Berishën edhe për afera e lidhje me zyrtarë të qeverisë.

“Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosil, Ballukun dhe Agasin nuk i bashkoi dot Rama, jo unë. I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak. Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën; dhe për të përfituar këto, nuk ke asnjë merak të legenosesh!”

Ai fajëson Berishën për lidhje me Ramën dhe për pengimin e tij në kandidim.

“Unë nuk ia fal as Ramës dhe as ty 1 vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit. Njësoj si Rama edhe ti, ai më ndaloi kandidimin për deputet, ti për kryetar.”

Në përfundim, Salianji paralajmëroi se si Sali Berisha ashtu edhe kryeministri Edi Rama do të “çmontohen” politikisht.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha salianji

Nga e njëjta kategori

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron 53 deputetë, sfidë mbetet zgjedhja e Presidentit

më shumë...

GJKKO: Burg për narkotrafikantin! Florian Musaj, i vetmi i arrestuar gjatë operacionit të fundit të SPAK

më shumë...

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e drogës mbështeten nga Edi Rama dhe Ergys Agasi

më shumë...

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e lartë, në gjendje të rëndë për jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:55

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron...

2:48

GJKKO: Burg për narkotrafikantin! Florian Musaj, i...

2:45

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e...

2:32

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela...

1:59

Dyshohet se u mbyt në liqenin e...

1:56

Akuzat e Marjana Koçekut për Bajrat, Hasani:...

1:49

“Pesë persona me maska dhe rroba si...

1:41

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori...

1:27

Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga...

12:17

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i...

12:16

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit,...

11:49

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu...

11:47

I shpallur në kërkim për plagosje të...

11:37

Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt:...

11:26

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

10:49

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës...

10:44

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në...

10:33

Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve...

10:31

Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore në...

10:23

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vi...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.