Dashi
Pasioni do jetë edhe më i zjarrtë sot për ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme. Beqarët do marrin shumë ftesa dhe propozime, por nuk do guxojnë t’i pranojnë ato nga frika e lëndimeve. Po nuk tentuat, nuk keni për të ndryshuar ndonjëherë status. Financat nuk do jenë aspak problematike.
Demi
Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë probleme do zgjidhen dhe do ndiheni disi më të qetë. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me personin e parë që do takojnë. Ja pra që ka edhe dashuri me shikim të parë, ndryshe nga sa mendonit. Financat do jenë aq të mira saqë do arrini të kryeni edhe transaksione.
Binjakët
Plutoni do ketë ndikim shumë të madh sot në jetën tuaj në çift. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje dhe vështirësi do mendojnë t’i japin fund gjithçkaje. Beqarët më në fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë pa u lodhur shumë. Në planin financiar do ketë goxha probleme. Merrni masa sa më parë që situata të mos dalë jashtë kontrollit.
Gaforrja
Ditë shumë e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur si e kishit menduar dhe nuk do bini dakord për çdo gjë. Kokëfortësia do jetë një nga pikat më të dobëta. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë për takime do jenë të mrekullueshme. Situata financiare do fillojë të konsolidohet falë edhe ndihmës së disa familjarëve.
Luani
Gjithçka do varet nga ju sot në jetën sentimentale. Nëse tregoheni të hapur dhe pranoni të diskutoni hapur me partnerin, gjithçka do ju ecë si duhet. Në të kundërt mund të keni probleme. Ata që e kanë zemrën të lirë do argëtohen me miqtë dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Financat do jenë të mira. Do i shlyeni borxhet dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.
Virgjëresha
Asgjë nuk ka për të ecur si e kishit ëndërruar ju sot në jetën në çift. Do keni mosmarrëveshje dhe debate të njëpasnjëshme. Shpesh do bini në melankoli dhe do preferoni të qëndroni vetëm. Beqarët do mbeten me statusin që kanë. Buxheti do jetë goxha më i qëndrueshëm. Përfitoni nga kjo për të kryer disa investime të domosdoshme.
Peshorja
Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka që gjërat të ecin më së miri. Do mendoni edhe për surpriza. Beqarët do joshin shumë persona dhe më pas nuk do dinë kë të zgjedhin. Nuk mund të mbani shumë kunguj njëherësh. Financat do jenë më delikate se kurrë më parë. Do e keni të vështirë të kryeni edhe shpenzimet më të vogla.
Akrepi
Shumë keqkuptime do keni sot me partnerin dhe situata mund të nxehet tej mase. Vetëm disa miq do arrijnë t’iu bëjnë të logjikoni. Beqarët duhet të bëjnë akoma më shumë durim në mënyrë që të gjejnë personin i cili do ju përshtatet në çdo pikë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po e tepruat me shpenzimet do keni tronditje.
Shigjetari
Hëna do sjellë probleme të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do grindeni për gjëra të kota dhe do jeni gjithë kohës me nerva. Beqarët do ndihen gati të hedhin hapa më tutje me disa persona që kanë pak kohë që i njohin. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Nuk do arrini dot të shpenzoni për disa objekte të ëndërruara prej kohësh.
Bricjapi
Do ndodhin gjëra të papritura sot në jetën tuaj sentimentale, por që do ua ndryshojnë rutinën. E rëndësishme është që do ndiheni më mirë se më parë. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës, por nuk do mund ta bëjnë për vete atë që do pëlqejnë më tepër. Në planin financiar tregoni sa më shumë maturi dhe përkujdes që të mundeni.
Ujori
Ditë mjaft harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do flisni hapur për gjithçka me atë që keni në krah dhe do qëndroni më pranë njëri-tjetrit. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe nuk do mund të fillojnë dot një lidhje. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të arsyeshëm në mënyrë që të mos keni tronditje.
Peshqit
Çiftet do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë të papritur. Bëni atë që ndjeni pa menduar se çfarë do ndodhë nesër. Beqarët do realizojnë takime të njëpasnjëshme, por nuk do mundin dot të fillojnë një lidhje ashtu si e kanë ëndërruar. Në planin financiar mos rrezikoni shumë sepse gjendja mund t’iu përkeqësohet si asnjëherë më parë.





