Një aksident rrugor është regjistruar të premten në aksin Kardhiq–Delvinë, në afërsi të fshatit Senicë.
Sipas informacioneve paraprake, një trajler që transportonte mallra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kodër anësore të segmentit rrugor.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
/vizionplus.tv





