Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy të rinj.
Shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç akuzohen për vjedhjen e një motori, që ishte në pronësi të një 26-vjeçari.
“Shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se dje, i kanë vjedhur motomjetin, shtetasit S. M., 26 vjeç, në banesën e tij, në Shkodër“, njofton policia.





