Një banesë private në lagjen 10 të Korçës është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.
Flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat përreth./vizionplus.tv





