Mbrëmjen e së martës, Memaliaj u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku humbi jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Sipas të dhënave, pas një konflikti, shtetasi Donald Nelaj 29 vjeç, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri Goxhajn, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar.
Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me automjet.
Lidhur me këtë krim, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona, mes tyre dëshmitarë dhe familjarë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konfliktin që çoi në vrasje.
Ndërkohë, në vijim të hetimeve, pritet të merret në pyetje edhe Dali Nela, vëllai i autorit të dyshuar, pasi të dalë nga narkoza.
/vizionplus.tv





