E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin në Turqi, vijojnë përpjekjet për rifillimin e negociatave

Ukraina ka kërkuar nga Turqia që të organizojë një takim mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili deklaroi se Kievi ka bërë këtë kërkesë edhe ndaj disa kryeqyteteve të tjera, duke shtuar se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në çdo vend të mundshëm përveç Rusisë dhe Bjellorusisë.

Reklamë

Sipas tij, Bjellorusia mbetet e përjashtuar për shkak të rolit të saj si aleate e ngushtë e Rusisë dhe për përdorimin e territorit të saj gjatë fillimit të pushtimit në vitin 2022.

Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar më herët se është i gatshëm të presë Zelenskyn në Moskë, por kjo ofertë është refuzuar nga pala ukrainase.

Reklamë

Ministri ukrainas shtoi gjithashtu se ka pasur komunikime me përfaqësues të diplomacisë hungareze në kuadër të zhvillimeve politike në rajon.

Përpjekjet diplomatike vijojnë mes palëve, ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e katërt pa një zgjidhje përfundimtare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë