Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij segmenti prej 43.6 kilometrash, i cili pritet të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës së Mallakastra.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv





