Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme kundër lojërave të paligjshme të fatit, në Tiranë dhe në zonat e Lezhë, pas informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore.
Burime bëjnë me dije se për të dy rastet, denoncimet janë bërë në adresën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke ndihmuar në nisjen e hetimeve dhe organizimin e operacioneve policore.
Lexo edhe :
Related Posts
Në Tiranë, në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”, janë zbuluar 4 raste të përshtatjes së ambienteve për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. Janë sekuestruar 16 kompjutera, tavolina pokeri dhe sende të tjera, ndërsa janë arrestuar 5 shtetas dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë identifikuar si: Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka, Edmond Ndreka dhe Klodjan Vishkurti.
Ndërkohë, në operacionin “Rastet” në Lezhë, policia zbuloi disa ambiente të përshtatura për lojëra fati dhe aktivitet të dyshuar të lidhur me lëndë narkotike, duke sekuestruar makina lojërash, tavolina pokeri, kokainë dhe shuma parash, si dhe duke arrestuar disa persona.
Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive të paligjshme dhe për identifikimin e të gjithë të përfshirëve.
/vizionplus.tv






