Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin...

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një shtet të...

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall...

Prokuroria merr nën hetim ish-kryeministrin francez

U largua nga Shqipëria, Silvinjo: Do i mbështes kuqezinjtë...

Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur” dhe “më...

Trump për Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave

Berisha: Mandati i Edi Ramës ka zero legjitimitet

13 Mars 20:30

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me Departamentin e Infrastrukturës në PD, akuzoi sërish kryeminsitrin Rama dhe qeverinë.

Berisha theksoi se qeveria shqiptare sot ka rënë dhe nuk ka legjitimitet.

“Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.

Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë.

Pra, problemetika është shumë e thellë. Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit. Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.

Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha.

Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.

Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai”, tha Berisha.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha mandati Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

më shumë...

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në Stamboll

më shumë...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

më shumë...

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:05

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve...

6:32

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së...

6:19

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm...

6:15

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

6:07

SHBA planifikon të tkurrë forcat në dispozicion...

5:57

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një...

5:21

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri,...

5:19

Prokuroria merr nën hetim ish-kryeministrin francez

5:10

U largua nga Shqipëria, Silvinjo: Do i...

5:03

Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur”...

4:52

Trump për Iranin: Do t’i jap një...

4:47

Nën hetim për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë,...

4:28

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës,...

4:28

Rutte: NATO duhet të rrisë shpenzimet e...

4:17

Gabimi që bëjmë gjithmonë për ruajtjen e...

3:42

Gjyqi për dosjen “Partizani”, shtyhet seanca në...

3:17

Gjyqi për aferën “Partizani”, paraqitet për të...

3:03

Rama takon homologun koreano-jugor, biseda me Kim...

2:59

Falja e detyrimeve për bizneset, Tatimet publikojnë...

2:55

“Territorialja” vijon me dëgjesat, në fokus financat...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS, Rama qeshi ku...
  • Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.