Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë e 1/8 mes Bayer Leverkusen dhe Arsenal e luajtur mbrëmjen e sotme në “Bay Arena”.
Sfidë e cila nisi e qetë nga ana e të dyja skuadrave, dhe një pjesë e parë mjaft e balancuar.
45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku të dyja skuadrat patën pak raste shënimi. Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë Andrich do të shënonte për aspirinat duke bërë që stadiumi vendas të shpërthejë në festë.
Por do të ishte një ish i cili dio të prishte festën e Leverkusen në minutën e 89-të të sfidës, duke barazuar gjithçka dhe duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.
Karl Havertz realizoi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke iu ngrirë vendasve buzëqeshjen, dhe duke lënë gjithçka të hapur për takimin e ardhshëm.





