Të paktën 3.020 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që prej 2 marsit, kur vendi u përfshi në përshkallëzimin e konfliktit, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.
Sipas të njëjtit burim, mes viktimave janë 116 punonjës shëndetësorë dhe 211 fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 9,273 persona.
Megjithëse një armëpushim i brishtë vazhdon të jetë në fuqi, raportimet tregojnë se përplasjet dhe sulmet në territorin libanez nuk janë ndalur plotësisht, duke mbajtur tensionin në nivel të lartë.





