Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulm me thikë në stacionin e trenit në New...

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike...

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh,...

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani sulmon me...

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama...

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares...

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Majlinda Bregu: Një 8 Mars ‘i zhveshur’ nga urimet

8 Mars 14:57

Nga Majlinda Bregu/

8 Mars🌷 +364 ditë🗓️

8 mars-ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmendje, gati gati si në 14 shkurt.

Fjalime në garë me mesazhet sa të zonjat janë gratë, se si zgjuarsia dhe vullneti I tyre kalon atë të burrave, logo, panele që diskutojnë për fuqizimin e grave, postime, lule, duartrokitje.

Ditë perfekte.

Tani, po marr përsipër rrezikun që ta “zhvesh” pak ditën nga kjo arkiteturë urimesh me diell dhe t’ju ftoj të mendoni për ditën tjetër.

Imagjinoni një studim që zbulon se djemtë e rinj të sotëm, të rritur me internet, në sisteme arsimore që pretendojnë të promovojnë barazinë, bartin pikëpamje më konservatore mbi gratë sesa gjyshërit e tyre.

Nuk është metaforë. Është gjetja kryesore e një sondazhi të kryer nga Instituti Global për Lidershipin e Gruas pranë King’s College London, i cili anketoi 23,000 persona në 29 vende.

Gjetja më alarmuese nuk janë vetë shifrat, por drejtimi që tregojnë.

Një e treta e djemve të Brezit Z të lindur midis 1997 dhe 2012, besojnë se gruaja duhet t’i bindet burrit.

Djemtë e rinj janë dy herë më të prirur sesa baby boomers të mendojnë se burri duhet të ketë fjalën e fundit.

Gati një e katërta mendon se gratë nuk duhet të duken shumë të pavarura.
21 për qind e meshkujve të Gjeneratës Z besonin se burrat që marrin pjesë në kujdesin për fëmijët janë më pak burra sesa ata që nuk marrin pjesë
Të dyja gjinitë mendonin se gratë kanë më shumë zgjedhje në në rolet brenda familjes dhe në garderobë, ndërsa burrat kanë më shumë zgjedhje në hobi dhe në punë.
Kjo nuk është thjesht ngecje në vend, është një kthim pas.

Dhe kthimet pas janë shumë më të vështira, sesa progresi i ngadaltë.Kthimi pas është lëvizje aktive, më e rënde se inercia.

Studiuesit e King’s College ofrojnë një shpjegim të qartë për këtë kthesë mbrapsht: djemtë e rinj janë ekonomikisht të pamundur. Nuk mund të blejnë shtëpi. Nuk gjejnë punë të qëndrueshme. Shenjat tradicionale të “burrit” siguria e familjes, mbrojtja, ndërtimi i një të ardhme për fëmijët janë gjithnjë e më të vështira. Kjo sjell ankth dhe ankthi mpihet me ideologji.

Shqipëria nuk është pjesë e studimit. Por nëse do të ishte s ‘do të kishte asnjë ndryshim në studim.

Papunësia e të rinjve midis 15 dhe 29 vjeç qëndron në 22.5%. Shkalla e NEET-it , të rinjtë që nuk janë as në arsim, as në punë, as në trajnim ,arrin 25.2%, mbi dyfishin e mesatares së BE-27. Për grupin e moshës 25-29 vjeç, kjo shkallë ngjitet në 31.1%. Midis 69 dhe 75% e të rinjve që kërkojnë punë kanë qenë të papunë për më shumë se gjashtë muaj.

Ata që mund të ikin, ikin. Në vitin 2024, Shqipëria kishte vetëm 405,000 të rinj të moshës 15-29 vjeç – 45% më pak se në censusin e vitit 2011. Viti 2022 pa rreth 36,000 të rinj të largoheshin nga vendi brenda dymbëdhjetë muajve. Ata që mbeten janë shpesh ata me mundësi më të pakta.

Është pikërisht ky profil i ri, ekonomikisht i frustruar, i izoluar, pa horizont që platformat dixhitale synojnë t’I përdorin me saktësi kirurgjikale.

Jo për t’I dhënë zgjidhje problemeve të tyre reale, por duke u dhënë një fajtor: gratë e pavarura, feminizmi, “barazinë gjinore.”

Ky model konsumohet gjerësisht në Shqipëri.Është falas. Është argëtues. Është i disponueshëm njëzet e katër orë në ditë. Dhe, në një pjesë të mirë të familjeve, është zëri më I lartë I arsyes. Rrjeti!

Ka qenë një kohë kur televizioni publik dhe ai privat mund të luanin një rol edukues. Dokumentarët socialë, debatet, programet që eksploronin identitetin, familjen, marrëdhëniet mes gjinive, këto kishin forcën të arrinin aty ku shkolla dhe familja nuk arrinin. Ai moment ka kaluar.

Media e pronësuar kryesisht nga interesa politike dhe ekonomike ofron kryesisht shoë-n e realitetit, kronikën e zezë dhe kacafytje politike.

Rezultati: një boshllëk i gjerë. Familja është fragmentuar nga emigrimi. Shkolla është e mbingarkuar dhe e keqkuptuar. Dhe ky boshllëk po plotësohet nga mediat sociale, me algoritme të ngritura për të të mbajtur aty, jo për të të dhënë zgjidhje.

Po pse po “ju prish” rehatin e të djelës së 8 marsit ?😊

Thjesht sepse nesër 8 marsi do të harrohet. Lajmet do të fillojnë të raportojnë për vrasje të ndonjë vajze a gruaje, për dhunën të mbi 49% të grave, për gjykatat që aplikojnë masa mbrojtëse për fëmijët në vetëm 10% të rasteve të monitoruara të dhunës në familje, për dhunën digjitale e cila është në rritje me deepfake dhe fyerjen online që argëton injorancën sic e do algoritmi.

Dhuna nuk ka nevojë të rritet ndjeshëm për t’u bërë më e keqe, as nuk zhduket nga modernizmi. Thjesht organizohet më mirë. Depërton në institucione, vendimarrje, në debatin public, në media, politike.
Mjafton që kultura e pandëshkueshmërisë të qëndrojë. Dhe për momentin dhuna eshte refren i perditshem mes nesh.

8 marsi I grave me gjithë performancat, nuk zgjat më shumë se 24 orë.

Urimet janë të lira. Ndryshimi kërkon vullnet.

Gezuar pra 8 Marsin😊

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Majlinda Bregu

Nga e njëjta kategori

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se qarkullonte i armatosur

më shumë...

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

më shumë...

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i riu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se...

12:30

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me...

12:05

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

12:01

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz,...

11:53

Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi...

11:45

Shenjat e zodiakut që janë më të...

11:37

Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP...

11:30

Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i...

11:18

Kos kërkon kompromis politik në Kosovë pas...

11:06

Sulm me thikë në stacionin e trenit...

11:01

“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj përdorimit të...

10:54

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj:...

10:44

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas...

10:25

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë në GJKKO,...

10:12

Festimet nuk mbarojnë për Dua Lipën, këngëtarja...

10:00

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani...

9:41

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë...

9:27

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet...

9:11

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video...

8:36

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Procesi i numërimit...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta ketë edhe Him...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.