Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj deklaroi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se një sulm ndaj Shqipërisë nga Irani do të aktivizonte nenin 5 të NATO-s.
Sipas tij, kjo t’i shërbente SHBA-së, në mënyrë që Trump të mos marrë leje për çdo sulm nga Kongresi amerikan.
Goxhaj u shpreh se ka pasur përpjekje për të përfshirë edhe Turqinë në tensionet e fundit, por sipas tij kjo nuk ka rezultuar e suksesshme. Sipas ekspertit, autoritetet turke kanë deklaruar se nuk janë gjetur mbetje të ndonjë rakete iraniane, duke mos pranuar të përfshihen në këtë situatë.
Goxhaj shpjegoi gjithashtu rëndësinë e nenit 5 të NATO-s, i cili parashikon se në rast sulmi ndaj një vendi anëtar, të gjitha vendet e tjera të aleancës aktivizohen për mbrojtjen kolektive.
Ai shtoi se në rast përfshirjeje të vendeve të NATO-s në një konflikt, presidenti i SHBA-ve mund të përfitojë automatikisht leje për operacionet ushtarake, pa pasur nevojë për miratim nga Kongresi amerikan.
Pjesë nga biseda:
Goxhaj: Shqipëria është vend i NATO-s dhe në rast sulmi, kjo aktivizion nenin 5. E provuan të fusnin dje Turqinë, por nuk ia dolën. Turqit, pavarësisht se iu erdhën lojës, në fund thanë që nuk u gjetën copa të një rakete iraniane. U munduan të fusin Turqinë dhe Turqia nuk hyri në këtë lojë, sepse Rute tha se neni 5 nuk fuqizohet.
Borakaj: Çfarë do të thotë neni 5?
Goxhaj: Të aktivizohen të gjitha vendet e NATO-s.
Borakaj: Dhe gjejnë një vend të dobët në mbrojtje për ta bërë?
Goxhaj: Trump, si për trupat, si për fondet duhet të marrë leje nga Kongresi amerikan. Por ekziston një ligj që, nëse në luftë janë edhe vendet e NATO-s, ai merr automatikisht buxhet, trupa pa leje nga Kongresi amerikan. Dhe për këtë i duhet NATO, që të mos marrë leje nga Kongresi amerikan. Edhe pse NATO automatikisht është në luftë nëse është SHBA.
Çfarë parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s?
Është shtylla e Aleancës Atlantike, vendet anëtare të NATO-s, palët, bien dakord se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose në Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve. Dhe, rrjedhimisht, secila prej tyre duhet të ndërhyjë në mbështetje të vendit të sulmuar “duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, veprimin që e konsideron të nevojshëm, përfshirë përdorimin e forcës së armatosur.
/vizionplus.tv





