Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.
Ngjarja sipas gazetarit të Vizion Plus Esido Barkaj ka ndodhur në zonën e ish parkut të autobuzave.
Lexo edhe :
Related Posts
Fusha ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Ai nuk ka arritur të prekë arkën, pasi është neutralizuar menjëherë nga efektivët e komisariatit numër 2.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin“, njofton policia./vizionplus.tv







