Rreth 90% e vajzave 13- vjeçare i janë përgjigjur thirrjes për vaksinimin HPV në harkun kohor të katër viteve në Fier. Mjekja Blerta Muskaj, pohon se vetëm në qëndrën shëndetësore numër 1 përgjatë katër viteve janë regjistruar 305 raste vaksinimi, teksa ka theksuar se nuk kanë munguar edhe refuzimet.
Muskaj ka pohuar gjithashtu se kjo vaksinë tashmë është bërë pjesë e Kalendarit Kombëtar të vaksinimit edhe për djemtë.
Efektet anësore të vaksinës HPV sipas mjekes, janë të ngjashme me ato të vaksinave të tjera dhe kalojnë lehtë , pa komplikacione , ndërsa ka apeluar për të gjithë prindërit skeptikë , të mos hezitojnë tua aplikojnë fëmijëve të tyre pasi parandalon disa lloje kanceri.
Ndërkohë sipas informacioneve të marra pranë Institutit të Shëndetit Publik në Fier, nga tre bashkitë Fier, Roskovec dhe Patos, ky i fundit ka patur interesin më të lartë për marrjen e vaksinës HPV.
/vizionplus.tv





