Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vijon të qëndrojë në qytetin e Vlorës.
Këtë të enjte ajo është parë të lërë hotelin në zonën e ujit të ftohtë dhe t’i drejtohet Zvërnecit.
Një ditë më parë, vajza e Trump dhe kryeministri Edi Rama u panë të uleshin në një lokal buzë detit dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.
Bashkë me ta ishin edhe një grup arkitektësh që kanë qëndruar dhe diskutuar deri rreth mesnatës.
Kjo nuk është vizita e parë e vajzës së Donald Trump në Vlorë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ajo synon të ndërtojë një kompleks turistik elitar në ishullin e Sazanit.





