Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë bërë “hile” në sahatin e energjisë si dhe kanë bërë lidhje të jashtëligjshme.
Sipas policisë, i proceduar është 33-vjeç me iniciale L.M në Malësinë e Madhe dhe 60-vjeçari A.M në Vaun e Dejës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 33 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike”, njofton policia./vizionplus.tv





