E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Linja të paligjshme dhe ndërhyrje në sahat, dy të proceduar në qarkun e Shkodrës

Dy persona janë proceduar penalisht pasi  kanë bërë “hile” në sahatin e energjisë si dhe kanë bërë lidhje të jashtëligjshme.

Sipas policisë, i proceduar është 33-vjeç me iniciale L.M në Malësinë e Madhe dhe 60-vjeçari A.M në Vaun e Dejës.

Reklamë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 33 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë