Prej 4 ditësh 250 banorë të fshatit Bashaj ne Selenice vijojnë të jenë të izoluar. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit dhe për këtë arsye mbi 70 familje ndodhen pa asnjë lidhje rrugore.
Për shkak të mosangazhimit nga ana e pushtetit lokal mëngjesin e kesaj te djele banorët kanë nisur punën për të hapur vetë rrugën e fshatit me qëllimin krijmin e një kalimi minimal .
Ndërkohë nga ana tjetër teksa situata mbetet shqetësuese, vecanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Bashkia e Selenicës e pafuqishme përballë këtij fakti ka vepruar thjesht për pastrimin e zonës nga dherat por jo për ndërtimin apo fortifikimin e rrugës./vizionplus.tv





