E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të izoluar prej disa ditësh, banorët e fshatit Bashaj në Selenicë hapin vetë rrugën me lopata

Prej 4 ditësh 250 banorë të fshatit Bashaj ne Selenice vijojnë të jenë të izoluar. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit dhe për këtë arsye mbi 70 familje ndodhen pa asnjë lidhje rrugore.

Për shkak të mosangazhimit nga ana e pushtetit lokal mëngjesin e kesaj te djele banorët kanë nisur punën për të hapur vetë rrugën e fshatit me qëllimin krijmin e një kalimi minimal .

Reklamë

Ndërkohë nga ana tjetër teksa situata mbetet shqetësuese, vecanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Bashkia e Selenicës e pafuqishme përballë këtij fakti ka vepruar thjesht për pastrimin e zonës nga dherat por jo për ndërtimin apo fortifikimin e rrugës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë