Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një ekipi meshkujsh!...

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua humb jetën...

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në...

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që solli tronditje...

“IA mund të na vrasë të gjithëve”, studiuesi i...

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë...

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas:...

Përmbytjet në Fier/ Ministri Vëngu: Drejt përfundimit evakuimi i banorëve, priten reshje me erëra shumë të forta

8 Janar 17:34

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka deklaruar se procesi i evakuimit të banorëve në zonën e Ferrasit është drejt përfundimit, ndërsa situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm për shkak të reshjeve intensive të parashikuara edhe gjatë ditës së shtunë.

Në një prononcim për mediat, ministri bëri me dije se aktualisht ka mbetur për t’u evakuuar edhe një familje me pesë anëtarë, ndërsa operacioni po kryhet nga Forcat e Armatosura të këmbësorisë së jugut.

Evakuimet do të vijojnë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës, përfshirë Bishanin, ku janë evidentuar vërshime të ujërave dhe situata emergjente.

Ministri theksoi se një pjesë e madhe e bagëtive është evakuuar, ndërsa prurjet e ujit pritet të vijojnë për shkak të reshjeve të dendura në të gjithë basenin e Vjosës, përfshirë edhe prurjet që vijnë nga Greqia. Megjithatë, ujërat mbeten ende brenda argjinaturave në pjesën e Fierit.

Ai shtoi se autoritetet janë të angazhuara edhe në Durrës dhe Shkodër për menaxhimin e kaskadës, si dhe në Gjirokastër, Delvinë dhe Përmet, ku janë raportuar reshje intensive, vërshime dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe urave rurale.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se ditët në vijim priten reshje të shoqëruara me erëra shumë të forta në të gjithë bregdetin, çka do të sjellë kufizime në qarkullim dhe aktivitetin e disa bizneseve, për arsye sigurie.

Ministri Vëngu: Jemi duke përfunduar evakuimet në Ferras dhe në Fitore, nga të dyja anët e rrjedhës së Vjosës. Evakuimi është shpallur që në orët e mëngjesit. Kemi pasur, sigurisht, edhe refuzime të mirëkuptuara nga banorët. Përparësi kanë pasur kryesisht nënat me fëmijë dhe personat e moshuar në situatë shëndetësore të rënduar.

Kemi ende një familje me pesë anëtarë, të cilët do të evakuohen në këto momente nga Forcat e Armatosura të këmbësorisë së jugut. Do të vazhdojmë evakuimet edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes, të cilat i kemi shpallur në vijimësi. Gjithashtu, po bëjmë përpjekje në Bishan, pasi kemi vërshime të ujërave edhe atje. Bagëtitë për një pjesë të madhe janë evakuuar. Kemi situata emergjence në Bishan dhe do të jemi të angazhuar maksimalisht.

Parashikojmë që prurjet të vijojnë. Ujërat filtrojnë praktikisht nga të gjitha anët, por janë ende brenda argjinaturave, të paktën për pjesën e Fierit. Kjo na bën optimistë se mund të menaxhohet një pjesë e mirë e tokave bujqësore. Vërshimet do të vijojnë, sinoptikanët tanë të ushtrisë tregojnë se do të kemi reshje në vijimësi edhe gjatë ditës së shtunë përgjatë gjithë basenit të Vjosës, me shumë prurje që vijnë edhe nga ana e Greqisë. Kjo na detyron të mbajmë gatishmërinë maksimale në të gjithë basenin. Jemi të angazhuar fuqimisht edhe në Durrës dhe në Shkodër për menaxhimin e kaskadës, ku vijojnë përpjekjet për të stabilizuar situatën. Sikundër edhe në Gjirokastër, Delvinë e Përmet, ku ka shumë reshje, vërshime dhe shembje urash apo rrugësh rurale.

Prioritet mbetet padyshim jeta e banorëve, prandaj jemi pranë tyre në këto momente në të gjithë vendin. Po ashtu, rëndësi ka edhe infrastruktura kritike, sepse na duhet të sigurojmë energjinë dhe të gjithë elementët që lidhen me kullimin, në mënyrë që të fitojmë sa më shumë nga kanalet kulluese dhe të kemi një rehabilitim të situatës aty ku mundemi. Të tria ditët që vijnë do të jenë jo vetëm me reshje, por do të ketë edhe erëra të forta përgjatë gjithë bregdetit. Ndaj, do të ndërmarrim masa për të kufizuar aksesin dhe qarkullimin. Në disa zona do të kufizojmë fatkeqësisht edhe bizneset, por kjo është në të mirë të të gjithëve për të pasur kushte optimale sigurie. Erërat do të jenë jashtëzakonisht të forta në bregdet, ndaj do të kemi kufizime të tilla.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Evakuim ministri Vengu permbytjet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

më shumë...

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e 271 gjyqtarëve, çfarë u diskutua

më shumë...

19 vatra zjarri në vend, 10 ende aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

më shumë...

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro”, Rama: 4 mijë çifte të reja do të pajisen me çelësa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:41

Rutte: NATO është më e fortë se...

4:32

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një...

4:20

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua...

4:18

Parashikimi i motit për ditën e premte

3:50

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në...

3:25

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

3:06

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme...

2:55

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të...

2:54

19 vatra zjarri në vend, 10 ende...

2:27

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që...

2:27

“IA mund të na vrasë të gjithëve”,...

2:21

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën...

2:16

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të...

2:14

Rama: Do mbështesim në programin e strehimit...

2:07

Rama prezanton 6 programet e reja të...

1:57

“Strehimi, problem i madh evropian”, Rama prezanton...

1:41

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?

1:39

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë...

1:30

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8...

1:13

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK...

Më të klikuarat

  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.