2026-ta është viti kur shqiptarët mund të rivlerësojnë pronën e tyre duke paguar një normë tatimore tre herë më të ulët, nga 15% në 5%.Tatimi 5% do të aplikohet mbi diferencën mes vlerës së regjistruar të pronës dhe asaj të re në treg. Pra, nëse një apartament ka vlerë të regjistruar 100 mijë euro, ndërsa në treg vlera ka arritur në 150 mijë euro, tatimi do të paguhet për diferencën prej 50 mijë eurosh.
“Sigurisht që do të jetë një lehtësi sepse flasim për një lehtësi fiskale, që do të shërbejë në radhë të parë për shitësit që e kanë pritur këtë moment, shumë apartamënte që tashmë janë për t’u shitur e kanë pritur këtë moment. Ndërkohë për blerësit, do të ketë më shumë apartamente për të zgjedhur. Peshën më të madhe mendioj që do ta mbajnë qytetet më të kërkuara deri tani, Tirana dhe bregdeti”, Dorjan Sanxhaku.
Qytetarët mund të ndjekin dy rrugë: ose të bëjnë rivlerësim me çmimet referuese në treg, ose të kontaktojnë një agjent për të marrë një raport vlerësimi për çmimin real që prona e tij mund të ketë në treg.
“Qytetarët mund ta bëjnë vetë procedurën, por do t’i këshilloja ta bëjnë me një noter sepse i di të gjithë hapat dhe e bën ai aplikimin. Ose në rastin tjetër, me ekspert privat. Ka ndryshim mes të dyjave. Në rastin e noterit, aplikimi bëhet me çmimin e referencës që ofron shteti. Nëse do të’i rrisë vlerën pronës, kontakton një ekspert privat, që bën aplikimin në Hipotekë me vlerën që ka në treg”
Gjatë kësaj fushate, do të njihet edhe amortizimi i pronës, duke paguar normë tatimore më të ulët se 5% për pronat më të vjetra. Ndërkohë, për pronat e legalizuara, vlera që do të merret parasysh do të jetë ajo në momentin e legalizimit.
/vizionplus.tv





