Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në...

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u...

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga...

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima...

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të...

Pista skish ‘fantazmë’ në Europë, kërcënohet sezoni i dimrit dhe Olimpiada e 2026

31 Dhjetor 20:28

Qindra pista skish në Evropë qëndrojnë të braktisura, duke u bërë si “fantazma” të qendrave dimërore, për shkak të mungesës së borës vitet e fundit.

Sipas Daily Mail, vetëm në Francë 186 qendra dimërore kanë mbyllur për shkak të mungesës së borës, dhe pritet që numri të rritet, pasi shumë ski-centra të tjerë duket se po përjetojnë ditët e fundit të funksionimit të tyre.

Edhe fillimi i sezonit 2025-26 nuk bën përjashtim. Video të postuara në rrjetet sociale tregojnë sasi të ulëta bore në disa zona të Francës, Austrisë dhe Zvicrës. Në disa nga “mekkat” e sporteve dimërore të Europës, si Alpet Veriore të Francës dhe Tirolin në Austri, vërehen pjesë të pista të zhveshura nga bora, me bar, shkëmbinj dhe dhe. Skierët duhet të ngjiten në pista me lartësi më të madhe për të gjetur kushte më të mira, shpesh duke rrezikuar sigurinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @stitched_photo

Ndërkohë që disa zona si Pirenejtë dhe disa qendra italiane kanë marrë borë të dendur ditët e fundit, video nga Franca dhe Austria tregojnë skierë që rrëshqasin mbi shtresa të holla të baltës të ngrirë dhe bëjnë ski mbi pista thuajse të zbrazura. Temperaturat e larta të pazakonta dhe mungesa e borës kanë prekur çdo qendër dimërore në Evropë, duke kërcënuar seriozisht ekzistencën e tyre.

Urs Lehmann, CEO i Federatës Ndërkombëtare të Ski dhe Snowboard, paralajmëroi muajin e kaluar se shkrirja e akullnajave dhe zvogëlimi i borës mund të kenë pasoja katastrofike për sportet dimërore. “Ndikimi i ndryshimeve klimatike është i frikshëm në çdo aspekt të shoqërisë. Sportet dimërore  jo vetëm në nivel konkurrues, por edhe për komunitetet që mbështeten tek qendrat dimërore  janë ndër të parat që përjetojnë këto pasojat shkatërruese,” tha Lehmann.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Indie (@indieboon)

Një raport i vitit 2023 paralajmëroi se më shumë se gjysma e qendrave dimërore në Evropë do të përjetojnë mungesë serioze bore nëse temperaturat rriten 2°C mbi nivelin paraindustrial, dhe pothuajse të gjitha do të preken nga një rritje prej 4°C, duke vënë në provë industrinë e turizmit dhe sportet dimërore.

Edhe prodhimi i borës artificiale nuk është një zgjidhje e mjaftueshme, pasi makineritë që e krijojnë shpërndajnë më shumë gazra serrë që nxisin ngrohjen globale.

Rrezik për Olimpiadën Dimërore 2026
Problemet nuk ndalen këtu: mungesa e borës mund të ndikojë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026. Organizatorët konfirmuan së fundmi se për shkak të problemeve me furnizimin e ujit, prodhimi i borës artificiale në Livigno, ku do të zhvillohen garat e freestyle skiing dhe snowboard, ka patur vonesa dhe komplikacione teknike.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Europe pista skish

Nga e njëjta kategori

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Itali

më shumë...

E dini se deodorantët mund të jenë problematikë gjatë verës? Ja pse

më shumë...

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja të horoskopit vihen përballë surprizave

më shumë...

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten me impaktin që japin tek qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:51

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të...

3:40

E dini se deodorantët mund të jenë...

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:50

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten...

2:48

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane:...

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.