Gazetari Taulant Halili analizoi këtë të martë në “Quo Vadis” në drejtimin e Pranvera Borakajt, ngjarjet politike dhe rolin e SPAK në Shqipëri. Ai komentoi lajmet më të bujshme të vitit, interesin e shqiptarëve për zgjedhjet dhe pritshmëritë për vitin 2026. Halili vuri në dukje se SPAK shihet si shpresa e vetme e qytetarëve, ndërsa diskutoi rolin e opozitës, kryeministrit dhe individëve në shoqëri.
I ftuar në studio ishte edhe avokati Altin Goxhaj, i cili tha se në Shqipëri nuk ekziston asnjë individ që mund të sjellë ndryshimin.
Taulant Halili: Arrestimi i Veliajt ishte lajmi dominant, ka “mbytur” gjithë mediat shqiptare, pas pasur klikime pafund. Dita e zgjedhjeve, një interes i jashtëzakonshëm i shqiptarëve. Nëse klikimet do të ktheheshin në para, të gjithë do të ishim miliarderë. Më bën habi fakti që nuk shkojmë të votojmë, por jemi kuriozë se si kanë votuar të tjerët. SPAK është shpresa e vetme e shqiptarëve dhe për vitin 2026. Avokati tha diçka shumë të bukur, që për 90 ditë shqiptarët do të jenë ata që do të vendosin. Kemi një opozitë “non grata” për sa kohë që lideri është shpallur non grata, kemi një kryeministër me problemet e veta, kemi Tik Lapajn, i cili po bën një protestë për të na mbushur mendjen që ky është i vërteti dhe jo Endri Shabani. Kë shihni ju, avokat, personin që mund të bëjë ndryshimin në Shqipëri?
Altin Goxhaj Goxhaj: Njerëz nuk ka si individë për të bërë ndryshimin. Këtu në Shqipëri mungon gjithçka dhe duhet kultivuar gjithçka. Kjo varet shumë nga klasa politike dhe shoqëria civile. A kemi ne si shqiptarë kapacitet për të krijuar një qeveri teknike? Do të thotë a ka njerëz në këtë vend që mund të marrin në dorë një shtet në këtë krizë. Pika e dytë, a ka forca politike që mund të rigjenerojnë gjendjen aktuale. Një individ i vetëm që të merret me këtë gjë, nuk ka.
Taulant Halili: Po shohim protesta nga Parita Mundësia, nga Arlind Qori, nga Lapaj. Berisha po bën një protestë të madhe, por për mendimin tim po e bën për t’i treguar Salianjit vendin, që partinë nuk e merr njeri përpos meje.





