Mbrëmjen e së mërkurës, Himara çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të festave të fundvitit.
Këngë, valle dhe muzikë polifonike shoqëruan natën e “Himara Excellence Aëards”, një aktivitet që përfshiu të gjitha grupmoshat e qytezës turistike.
Yjet e ekselencës himariote u ngjitën në skenë, ku u shpërndanë më shumë se 120 çmime, ndërsa nxënësit e shkollave përbënin kategorinë më të madhe të të vlerësuarve.
Me rezultate të shkëlqyera në mësime, shkollarët u nderuan me titullin “Më të mirët”.
Kultura ishte një tjetër fushë vlerësimi, ku vend të veçantë nderi zuri grupi polifonik i Pilurit dhe ai i Himarës.
Ndërsa në sport, bashkia kishte përzgjedhur ekipin e vajzave të volejbollit të gjimnazit, të cilat kanë dalë fituese në të gjitha kompeticionet sportive të zhvilluara me ekipet e shkollave të vendit.
Ndërsa këngëtarja Besa Kokëdhima, performoi duke përcjellë emocione në skenë.
Mëngjesi i Krishtlindjes ka qenë i veçantë në Himarë, një Babagjysh që vjen nga ajri, një surprizë e bukur për të gjithë në një ditë feste
Mes gëzimit të festës dhe këtij momenti të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga fëmijët dhe banorët e Himarës në këtë Krishtlindje./vizionplus.tv





