Kampionia e njohur e atletikës shqiptare, Luiza Gega, dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, vazhdojnë të jenë të përfolur nga mediat rozë që prej se zbuluan romancën e tyre.
Së fundmi, Stërmasi ishte i ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus, ku foli edhe për planet e ardhshme të çiftit për martesë. Ai pranoi se një dasmë është diçka që e dëshiron, por aktualisht nuk kanë ndonjë plan të qartë:
“Liza ka shumë vite që bën sport me mua. Një ceremoni të vogël e kemi bërë. Dasmën unë e kam me qejf, jo se Liza nuk e ka me qejf, por duhet të lidhen disa gjëra të vogla, që nuk e kemi gati datën,” u shpreh Stërmasi.
Ai gjithashtu foli për përditshmërinë dhe diskutimet me Lizën lidhur me stërvitjen:
“Diskutimi i fundit me Lizën ka qenë sot. Gjithë kohën kemi debate të drejta për stërvitjen. Kur njerëzit thonë ‘je shumë i mirë’, ty të zë gjumi, nuk investon më. Një nga arsyet që unë iki jashtë është se konfrontohem me kolegë.”
View this post on Instagram
/vizionplus.tv





