Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Protesta e 16-të në kryeqytet/ Nis grumbullimi i qytetarëve,...

Von der Leyen: Irani duhet të ndryshojë rrënjësisht sjelljen...

Trump: Shumë nga anijet që po kalojnë nga Ngushtica...

Ceremoni vlerësimi në Policinë e Shtetit për zyrtarët e...

Rama në mbrojtje të vajzës vlonjate: E masakruan online...

Trump: Anijet po fillojnë të largohen nga Ngushtica e...

Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga...

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiçit se...

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se...

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet...

Shkelet armëpushimi, luftime të reja në zonën kufitare Pakistan-Afganistan

6 Dhjetor 14:32

Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit dhe të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të brishtë.

Banorët kanë ikur prej qytetit afgan Spin Boldak përgjatë natës, i cili gjendet në kufirin 2.574-kilometërsh mes dy vendeve.

Ka raportime për të plagosur në anën e Pakistanit.

Luftime sporadike kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy palëve në muajt e fundit, derisa Qeveria e talibanëve në Afganistan e ka akuzuar Pakistanin edhe për kryerje të sulmeve ajrore brenda shtetit.

Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëra-tjetrës, mirëpo e kanë fajësuar palën tjetër për nisjen e luftimeve që kanë zgjatur disa orë.

Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka akuzuar talibanët për “të shtëna të paprovokuara”.

Ndërkohë, një zëdhënës i talibanëve ka thënë se Pakistani “ka iniciuar sërish sulme” dhe që Afganistani është detyruar më pas të përgjigjet.

Në pamjet e asaj zone është parë se një numër i madh afganësh janë larguar në këmbë dhe me makina për në qytezat fqinje, për shkak të frikës së rikthimit të konfliktit.

Përleshjet kanë shpërthyer më pak se dy muaj pasi të dyja palët janë pajtuar për armëpushimin e ndërmjetësuar nga Katari dhe Turqia.

Negociatat i kanë dhënë fund përleshjes më të rëndë mes Pakistanit dhe talibanëve prej kur grupi është kthyer në pushtet më 2021, ndonëse tensionet vazhdojnë të jenë të larta.

Qeveria në Islamabad i ka akuzuar që një kohë talibanët e Afganistanit se i kanë strehuar grupet e armatosura që kanë kryer sulme në Pakistanit.

Qeveria e talibanëve i hedh poshtë akuzat dhe akuzon Pakistanin se fajëson tjerët për “dështimet e veta në fushën e sigurisë”.

Javën e kaluar të dyja palët janë takuar në Arabinë Saudite në rundin e katërt të negociatave për të arritur një marrëveshje për paqe afatgjatë, por nuk është arritur asnjë marrëveshje./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Afganistani luftime Pakistani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protesta e 16-të në kryeqytet/ Nis grumbullimi i qytetarëve, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

Von der Leyen: Irani duhet të ndryshojë rrënjësisht sjelljen e tij

më shumë...

Trump: Shumë nga anijet që po kalojnë nga Ngushtica e Hormuzit, janë të ngarkuara me naftë!

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të rriten temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:47

Protesta e 16-të në kryeqytet/ Nis grumbullimi...

5:22

Von der Leyen: Irani duhet të ndryshojë...

5:13

Trump: Shumë nga anijet që po kalojnë...

5:06

Ceremoni vlerësimi në Policinë e Shtetit për...

4:54

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:37

Rama në mbrojtje të vajzës vlonjate: E...

4:31

Makina përplaset me një motor në Shëngjin,...

4:16

Trump: Anijet po fillojnë të largohen nga...

4:07

Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas...

3:54

“Rregulla të qarta për investimet”, Nancy Vanhorn:...

3:13

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër...

2:37

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon...

2:18

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e...

2:10

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD...

1:47

A do jetë Ermal Mamaqi? Sot finalja...

1:43

U arrestua në Greqi pas urdhërarrestit të...

1:32

Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e...

1:17

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash...

1:12

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk...

12:54

Korrigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues...

Më të klikuarat

  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • “Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon marrëdhënien me k...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.