E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk e dua gjykimin e shkurtuar! Gjykata nuk pranon kërkesën

Mbahet seanca gjyqësore në të cilën pritet të jepet pretenca e Prokurorisë së Posaçme ndaj të pandehurve Fatime Kryemadhi, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos.

Konkluzionet e prokurorisë u paraprinë nga dy kërkesa të dy prej të pandehurve të fundit për t’u veçuar nga dosja, por gjykata i rrëzoi ato me argumentin se vepra penale për të cilën akuzohen është në kompetencën e kësaj gjykate dhe trajtohet në të njëjtin procedim, ku të pandehur janë edhe ish-çifti politik Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Reklamë

Ndërkohë, Fatime Kryemadhi kërkoi të tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, duke pretenduar se ai nënkupton pranim faji. Gjykata i sqaroi se gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e akteve të dosjes gjyqësore, pa zhvillim të plotë të shqyrtimit apo paraqitje të provave shtesë, por ajo këmbënguli në kërkesën e saj. Gjykata nuk e pranoi tërheqjen nga kjo procedurë.

Seanca u shty për në 30 qershor, pasi prokurori nuk e kishte gati pretencën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë