Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor, me të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.
/vizionplus.tv





