E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash për hakmarrje, ky është 45-vjeçari Valter Lleshi

Vizion Plus ka siguruar foton e 45-vjeçarit Valter Lleshi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorret, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç.

45-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij. Ai është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç dhe në muajin mars, makinerisë së tonazhit të rëndë të kompanisë që Lleshi e drejtonte, iu vendos tritol, por që nuk arriti të shpërthente.

Lleshi mësohet se ka marrë plumba në kokë dhe trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja.

Paraprakisht vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima ka qenë i skeduar për vrasjen e Anton Kelit në vitin 2020 në Rrëshen.

Reklamë

Anton Keli rezulton se është i afërm i Armando Gjinit edhe ky i ekzekutuar disa vite me parë në një sagë të përgjakshme me një tjetër fis në Rrëshen.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për  administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë