Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë makinës”, dëshmitar...

Ministri Karakaçi: Qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për...

Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti...

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara...

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për...

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet...

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për...

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën...

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

Ministrja Evis Sala në podcastin “Flasim”, shpall prioritetet: Reformë në financimin e shëndetësisë dhe përmirësim i trajtimit onkologjik

12 Tetor 10:56

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka ndarë vizionin dhe objektivat kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në fokus të saj janë reformimi i financimit të shëndetësisë, përmirësimi i aksesit në trajtimin onkologjik, dhe ndërtimi i një strukture funksionale e të qëndrueshme menaxhimi.

Sala u shpreh se një ndër sfidat kryesore është riorganizimi i mënyrës se si menaxhohet mjekësia dhe fondi i sigurimeve. Sipas saj, edhe pse mjekësia është falas për qytetarët, ajo ka një kosto reale që mbulohet nga shteti, ndaj është jetike krijimi i një sistemi transparent që përfshin sigurimet, kontrollin e kostove dhe financimin bazuar në rezultate.

“Duhet të largohemi nga praktika e buxheteve historike dhe të ndërtojmë një sistem ku paratë ndjekin shërbimin dhe efektivitetin. Mjekësia nuk është falas ajo kushton, por ne duhet të garantojmë që qytetari ta marrë falas, pa kompromentuar cilësinë”, tha Sala.

Me një përvojë të gjatë në fushën e onkologjisë, ministrja theksoi edhe rëndësinë e përmirësimit të trajtimit të pacientëve me sëmundje kancerogjene. Ajo shprehu angazhimin personal për të siguruar akses të plotë në barnat onkologjike, por brenda një protokolli të qartë dhe të standardizuar.

“Kam përgjegjësi personale për onkologjinë. Duhet të sigurojmë që shërbimi të shkojë te pacienti dhe jo e kundërta. Qytetarët kanë nevojë për akses të drejtë dhe të lehtë në trajtim”, tha ajo.

Ministrja ndau gjithashtu përjetimet e para në detyrë, duke i cilësuar si “sfida të bukura”, që kërkojnë jo vetëm reagim të shpejtë, por edhe zgjidhje afatgjata dhe sistematike. Ajo u shpreh e vendosur për të ndërtuar një skuadër profesionale dhe për të bashkëpunuar ngushtë me strukturat përkatëse për të përmbushur këto objektiva.

“Ka vullnet dhe dëshirë për ndryshim. Ajo që kërkohet tani është një vizion i qartë dhe punë konkrete në terren”, përfundoi Sala.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
evis sala ministrja e shendetesise podcast flasim

Nga e njëjta kategori

Ministri Karakaçi: Qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik

më shumë...

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikolla Nunka përfundon në spital, shfaqi probleme me zemrën

më shumë...

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në Durrës sjell fotografi të rralla nga akademiku zvicerian

më shumë...

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri? Mjekia këshillon prindërit: Si të kuptoni nëse fëmijët tuaj konsumojnë lëndë narkotike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:40

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë...

1:33

Ministri Karakaçi: Qeveria jep subvencion 50 lekë/...

12:29

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares,...

12:19

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në...

12:06

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri?...

12:04

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i...

11:53

Rruga që kushton 200 milionë euro për...

11:40

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet...

11:20

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

10:44

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset...

10:40

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës...

10:33

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i...

10:17

Adoleshenti në Durrës përplas 28-vjeçarin me motor,...

10:07

E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti...

10:04

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës,...

9:57

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori...

9:30

Tre katet e fundit të ndërtuara pa...

9:28

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja...

8:39

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:27

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë...

Më të klikuarat

  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.