Kryeministri Edi Rama priti sot, më 8 tetor, Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, në një takim zyrtar.
Pas takimit, Rama dhe Adams mbajtën një konferencë të përbashkët për media në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.
“Më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë,” tha Kryeministri, duke shtuar me humor se do ta prezantojë me Diellën, ministres së Inteligjencës Artificiale.
Eric Adams u shpreh se, duke kujtuar se 25 vjet më parë në Tiranë kishte më pak se 100 drita rrugësh, sot qyteti po lulëzon dhe po ecën në drejtimin e duhur nën këtë drejtim. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e ministres së AI në zhvillimin e qytetit, duke theksuar rëndësinë e Inteligjencës Artificiale në të ardhmen.
Kreu i Bashkisë së New York-ut shtoi se erdhi për të njohur më mirë sektorin e turizmit dhe për të diskutuar mundësinë e hapjes së një linje të drejtpërdrejtë fluturimi nga New York në Shqipëri.
/vizionplus.tv





