Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Trump takon Erdogan: Fundi luftës i luftës është shumë afër

25 Shtator 19:54

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk Rexhep Tayip Erdogan. Në fjalën e tij Trump u shpreh se një marrveshje për përfundimin e luftës në Gaza është afër.

“Siç e dini, u takova me Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, u takuam me Jordaninë. Mbreti i Jordanisë ishte atje. Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u përcaktuan në atë takim. Dhe duhet të takohem me Izraelin, dhe duhet ta bëj edhe këtë. Ata e dinë se çfarë dua, dhe ne mendojmë se mund ta arrijmë këtë. Shpresoj se mund ta arrijmë.Shumë njerëz po vdesin, por ne duam që pengjet të kthehen. Nuk i duam, një këtë javë, një pas dy muajsh, tre më vonë.  I duam të gjithë. I duam të kthehen menjëherë”, tha Trum.

Presidenti turk Erdogan  theksoi se  se bashku me kreun e Shtëpisë së  Bardhë do të kalojnë të gjitha vështirësitë që shfaqen. Besoj se së bashku, krah për krah, do t’i kapërcejmë këto vështirësi në rajon.”

Ndër të tjera, Presidenti amerikan, duke ju përgjigjur pyetjes së  gazetarëve theksoi  se Presidenti Erdogan mund të ndihmojë për të ulur në tavolinë Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Po ashtu kishte dhe  një kërkesë për presidentin turk, të mos blejë naftë ruse.

“Udhëheqësi turk është shumë i respektuar nga të dy dhe mund të jetë një ndikim i madh nëse do të donte, megjithëse tani për tani është shumë neutral. Gjëja më e mirë që mund të bënte është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia”, dekalroi presidenti i SHBA.

kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nga Presidenti rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës dhe se është i zhgënjyer me të.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Ai luftoi gjatë dhe fort, duke humbur një milion ushtarë dhe duke mos fituar praktikisht asnjë terren pavarësisht bombardimeve të rënda. Rusia ka shpenzuar triliona dollarë për bomba, raketa, municione, pa fituar praktikisht asnjë terren. Do të thoja se është koha të ndalemi”, tha Trump.

Një tjetër temë diskututimi ishte edhe blerja e avionëve luftarakë nga Turqia.

“Epo, do të duhet ta shohim. Ende nuk kemi filluar, por e di që ai dëshiron, dëshiron F-35.  Dhe po flasim për këtë shumë seriozisht. Dhe për F-16, jemi në gjendje të shkëlqyer. Disa gjëra të tjera që i nevojiteshin, siç e dini, dhe do të sigurohem që t’ia sigurojmë ato. Ai ka nevojë për gjëra të caktuara dhe ne kemi nevojë për gjëra të caktuara. Dhe do të arrijmë në një përfundim, do ta dini deri në fund të ditës”, u shpreh Trump.

“Siç tha ai, besoj se do të kemi mundësinë sot të diskutojmë gjerësisht çështjen e F-35, çështjen e F-16 dhe çështjen e marrëdhënieve midis nesh”, theksoi Erdogan.

Në lidhje me sanksionet amerikane ndaj Turqisë, Trump u shpreh se mund të hiqen menjëherë nëse rezulton pozitiv takimi me Erdoganin.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Erdogan trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.